Elbasani “pazar” te Shkumbini, verdheblutë do gjejnë shpëtim te futbollistët e ekipit të përjashtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2019 | 18:02

Elbasani “pazar” te Shkumbini, verdheblutë do gjejnë shpëtim te futbollistët e ekipit të përjashtuar

Elbasani pritet të nisë shumë shpejt “gjuet inë” për lojtarë cilësorë në merkaton e dimrit, një domosdoshmëri për këtë skuadër, duke parë ecurinë e deritanishme. Dhe sytë janë hedhur tashmë te futbollistët e Shkumbinit, ekipit të dënuar nga Komisioni i Disiplinës.elbasani

Fakti që peqinasit u përjashtuan nga kampionati para merkatos së dimrit, sipas të gjitha gjasave bën që lojtarët e kësaj skuadre të jenë të lirë dhe verdheblutë janë të parët që do të përpiqen të përforcohen, duke bërë “pazar” te Shkumbini. Për Elbasanin janë të domosdoshme përforcimet, sepse me grupin aktual e kanë të qartë që mbijetesa është një mision gati i pamundur.

OKAZION – Merkatoja e janarit nuk është se ofron shumë mundësi dhe “shkrirja” e Shkumbinit duket një okazion në këtë moment. Drejtuesit e klubit elbasanas kanë mundësinë të “peshkojnë” te skuadra peqinase, pasi kjo është mënyra më e shpejtë dhe më efikase për të përforcuar grupin. Pjesë e Shkumbinit deri tani kanë qenë lojtarë me përvojë në Kategorinë e Parë dhe që Elbasanit do t’i bënin shumë punë.shkumbini-1

Megjithatë, për momentin bëhet fjalë për hipoteza të hedhura në tavolinën e drejtuesve, sepse hapat konkretë do të hidhen gjatë janarit. Një pjesë e mirë e lojtarëve të ekipit peqinas janë të njohur për Elbasanin, ndaj nuk është shumë e vështirë për të nisur kontaktet me ta. Mbetet për t’u parë ditët e para të janarit se cilat do të jenë lëvizjet konkrete në kampin elbasanas, por një gjë duket e sigurt, klubi do të kërkojë të përforcohet me çdo kusht. Sa u përket nevojave që kanë në merkato, është e qartë që Elbasani gjatë këtyre javëve kampionat ka çeduar në të gjitha repartet, ndaj do të kërkohen lojtarë të të gjitha roleve.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"