“El Clasico” dhe regjim absolut, Kamza nis zborin në Ohër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 18:08

“El Clasico” dhe regjim absolut, Kamza nis zborin në Ohër

Skuadra e Kamzës është akomoduar në një nga hotelet e qytetit të Ohrit për një fazë intensive 2-javore. Sapo kanë mbërritur, ata kanë ndjekur takimin e Superkupës spanjolle ndërmjet Barcelonës dhe Realit dhe më pas kanë marrë udhëzimet nga tekniku Ndreu. Gjatë kësaj minifaze janë parashikuar edhe disa takime miqësore, ku e para pritet të luhet të mërkurën kundër Pogradecit.

kamza

Regjimi

Stafi teknik ka urdhëruar që ekipi menjëherë t’i nënshtrohet një regjimi absolut, duke filluar që nga ushqimi, fjetja dhe ai stërvitor. Kamza ka nisur të zhvillojë dy seanca stërvitore në ditë, të ndara në përgatitje fizike gjatë paradites dhe taktike gjatë pasdites.

Merkato

Drejtuesit e Kamzës, përveç përgatitjes së skuadrës, janë në sulm për ta kompletuar me lojtarë dublantë për të gjitha rolet. Kështu, nuk ndalen së kërkuari për sulmuesin e Skënderbeut, Sebino Plaku, të cilin e presin në Ohër.

Një tjetër futbollist nga Vushtria pas Angjelo Mustafës po kërkohet nga kamzalinjtë, Njazi Kuqi që luan në kampionatin finlandez. Duke qenë një sulmues qendror, nëse do të bindet, ai do t’i japë një impuls sulmit të Kamzës që mund të përdoret në dy lloj skemash 4-3-3 dhe 4-4-1-1 në ndeshjet decizive.

Largimet

Nga skuadra e Kamzës janë larguar edhe tre futbollistë të tjerë që nuk janë grumbulluar në listën prej 18 lojtarësh që ka udhëtuar drejt Ohrit. Nuk kanë udhë- tuar me ekipin lojtarët Luarts Lame e Aristotel Koleci, të cilët kanë luajtur për këtë klub prej 5 vitesh, që kur Kamza militoi për herë të parë në Superiore. Po kështu nuk është thirrur edhe Imer Zuna që ka qenë pjesë e kësaj faze përgatitore që nga dita e parë. Tashmë këta futbollistë klubi i ka lënë të lirë.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"