Ekspertë taktikë të Europës, Juventusi ekip me 4 fytyra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 22:37

Ekspertë taktikë të Europës, Juventusi ekip me 4 fytyra

Ju gazetarët jeni të fiksuar me këtë historinë e moduleve”. Shpeshherë, në konferencat për shtyp, Masimiliano Alegri irritohet nga ky argument, duke bërë të kuptojë se numrat vlejnë pak. Rëndësi për atë ka mënyra sesi qëndrohet në fushë dhe kapaciteti i lojtarëve të tij për t’u adaptuar në lidhje me situatat që prezantohen, disa herë ndryshojnë edhe gjatë të vetmes ndeshje.

juventus

Dhe nëse bazohemi te shifrat e certifikuara nga uebsajti “Wyscout”, Juventusi dhe Alegri janë specialistë të ndryshimeve taktike, madje janë ekspertët europianë, me një grup futbollistësh që dinë të interpretojnë të paktën 4 “fytyra” të ndryshme loje, madje për fraksione të ndryshme, kanë qenë 7 skemat e përdorura deri tani dhe për Realin e Madridit përflitet edhe një risi e tetë si 4-4- 2, me të cilën “Konti Maks” kërkon të surprizojë.

alegri

Sekreti është adaptimi në role të ndryshme i lojtarëve si Manxukiç, Dibala, Kosta, Matuidi apo edhe Kuadrado e Bernardeski, të cilët dinë të përshtaten mes tyre, qoftë totalisht të lëshuar në sulm, apo edhe kur u kërkohen detyra mbrojtëse, në varësi të kundërshtarit.

TË PAKTËN 4 FYTYRA

Nëse analizojmë 10 ndeshjet e fundit, në kompeticione të ndryshme (nga Sasuolo te Spali), Juventusi ka luajtur në 26.2 për qind të rasteve me 4-3-3 (në 4 raste nga minuta e parë), në 20.5 për qind me 4-4-1-1 (në 2 raste nga minuta e parë), në 11.6 për qind me 4-1-4-1 me Pjaniçin përpara mbrojtjes (në asnjë rast nga minuta e parë) dhe në 10.5 për qind me 4-2- 3-1, i shumëpërdorur në pjesën e dytë të sezonit, në vitin e kaluar, por në 10 ndeshjet e fundit, vetëm në një rast të përdorur nga fillimi i takimit.

Juve1

Por, nëse zgjerojmë monitorimin në kërkim të gjithë sezonit, del në skenë edhe 3-5-2 i përdorur në episode të caktuara të ndeshjes, 3-4-3 (në minutat finale të sfidës me Sasuolon) dhe 5-4- 1, kur i është dashur për të blinduar rezultatin.

Juve2

SI ASKUSH NË EUROPË

Nëse analizojmë Juven me të paktën 7 të kualifikuarat e tjera në Champions, zbulojmë se secila prej tyre ka një skemë referuese dhe thuajse të pandryshueshme. E thënë ndryshe, pak ndër ekipet e tjera elitare sivjet kanë një “plan B” nëse do u duhet. Le të hyjmë në detaje… Do e kishit menduar se Barcelona mund të ofronte diçka ndryshe nga 4-3-3?

alegri dibala

Por, ja që me Valverden, me largimin e Nejmarit dhe në rastet që ka pasur Dembelenë në dispozicion, katalanasit kanë luajtur në 61 për qind të rasteve sivjet, me një 4-4-2, i cili e mbulon fushën më mirë sesa ekipi i kohëve të Enrikes. Reali i Madridit sivjet ka luajtur për 60.5 për qind të rasteve me 4- 4-2, 13.7 për qind me 4-3-1-2 dhe në 10.5 për qind me 4-2- 3-1. Roma gjithashtu ndryshon pak: 4-3-3 në 48.2 për qind të rasteve, e cila mund të shndërrohet në një 4-2-3- 1 (40 për qind).

Alegri

Thuajse i pandryshueshëm është Bajerni që me 4-3-3 ka luajtur 83.3 për qind të ndeshjeve; Siti gjithashtu me 4-3-3; Sevija me 4-2-3-1 në 81.4 për qind të takimeve, apo akoma më shumë se kushdo tjetër, Liverpuli me 4-3-3, në 91 për qind të rasteve.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"