Eksperienca e re në Kategorinë e Dytë, trajneri Meçi: Jemi Luftëtari, do ngjitemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 14:26

Eksperienca e re në Kategorinë e Dytë, trajneri Meçi: Jemi Luftëtari, do ngjitemi

Luftëtari është gati për Kategorinë e Dytë. U bënë javë që përgatiten dhe misionin e kanë të qartë: të ngjiten menjëherë në të Parën. Rrugëtimi nuk do të jetë i lehtë, pasi edhe rivaliteti parashikohet i madh.

unnamed (1)

E megjithatë, bluzinjtë janë të vendosur. Të dielën do të “përplasen” në javën e parë të kampionatit me Përmetin dhe llogaritë i bëjnë me trepikëshin. Petraq Meçi e quan eksperiencë të re pjesëmarrjen në këtë ligë, por paralajmëron se janë gati që të kalojnë çdo lloj pengese. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri shpalos qartazi edhe objektivat për sezonin e ri.

“Është një eksperiencë e re për Luftëtarin. Gjithsesi, ne jemi përgatitur për 7 javë me radhë. Nuk i kemi lënë asgjë mangët dhe them se jemi gati. Do të kërkojmë ta nisim me fitore ndaj përmetarëve dhe ky është dhe i vetmi objektiv që kemi për këtë 90-minutësh.

Përkushtimi i futbollistëve në seancat stërvitore do të shpërblehet. Ne synojmë vendin e parë në klasifikim. Ekipi është ndërtuar për një plan afatgjatë dhe ka objektiva të qartë. Jemi një klub me emër e histori të madhe, ndaj shumë shpejt do të ngjitemi ku na takon”, përfundoi numri një i stolit.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"