EKSLKUZIVE/ “I befasuar në Shkodër, ja si e rikthejmë Vllazninë”, Brdariç: S’më intereson e shkuara (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 23:49

EKSLKUZIVE/ “I befasuar në Shkodër, ja si e rikthejmë Vllazninë”, Brdariç: S’më intereson e shkuara (E PLOTË)

Ka gati një muaj e gjysmë që zbarkoi në Shkodër, por Tomas Brdariç është përshtatur shumë shpejt me qytetin dhe ekipin. I pëlqejnë njerëzit që e rrethojnë dhe ushqimi, por mbi të gjitha paralajmëron se nuk trembet nga problemet. Edhe pse paraardhësit e tij janë ankuar shpesh për klubin, gjermani as që e mundon veten me atë që ka ndodhur më herët. Ka ardhur me ide të qarta te Vllaznia, kërkon që ta kthejë në gjurmët e saj dhe këtë nuk ngurron që ta pohojë me të madhe për “Panorama Sport”. Gjatë një interviste të dhënë enkas për gazetën, trajneri tregon më shumë për prejardhjen e tij, sulmuesit që e kanë frymëzuar dhe përzgjedh Jyrgen Klopin dhe Hansi Flikun si trajnerët që po e çudisin në rang botëror.

Thomas-Brdaric-770x470

Si përfundoi Brdariç në Shkodër, kush ishte njeriu që ju bindi për të marrë drejtimin e Vllaznisë?

Menaxheri Uliks Kotrri. Ai më pyeti nëse do të më pëlqente të vija në Shqipëri dhe të merrja përsipër këtë sfidë, pra ta rikthenim Vllazninë në gjurmët e saj. E mendova pak dhe pasi zhvillova një bisedë të frytshme me sponsorin Albanin Xhaferi, vendosa që ta pranoja kërkesën që më bënë.

E dini se paraardhësit tuaj janë ankuar shpesh për problematikat që ka pasur klubi, madje ekipi ka bojkotuar stërvitjen pak muaj më parë prej rrogave…?

Unë marr një përgjegjësi dhe më pëlqen të jem i drejtë në vendimet e mia, ndaj nuk e mendoj se çfarë ka ndodhur në të shkuarën.

Në këto javë qëndrimi në Shkodër çfarë ju ka bërë më tepër përshtypje në punën me ekipin dhe gjithashtu për qytetin dhe njerëzit?

Më pëlqejnë njerëzit këtu, lojtarët e mi dhe të gjithë ata që rrethojnë ekipin. Jam shumë i impresionuar dhe ndihem mirë në këtë qytet.

Shkodra është një qytet me tifozë të çmendur të kombëtares gjermane. Ju gëzon ky fakt?

Kjo është e shkëlqyer dhe nuk e dija përpara. Jam i befasuar.

Vllaznia-2020-Tomas-Brdaric

Ju ndiheni 100 për qind gjerman apo kroat prej origjinës?

Unë jam profesionist dhe di të sillem si i tillë. Kam lindur në Gjermani, por sigurisht që gjaku im është i përzier.

Çfarë dinit për Shqipërinë përpara se të vinit këtu?

Unë jam natyrë që interesohem për të gjitha vendet dhe për Shqipërinë kisha informacione. Kam dëgjuar se kampionati këtu është shumë i fortë dhe me lojtarë të mirë e me plot përvojë.

Dimë që keni kërkuar të filmohet çdo stërvitje, për çfarë ju duhet kaq shumë ky aspekt apo thjesht është një mënyrë pune?

Më pëlqen të punoj me detajet, sepse ne duam të bëjmë diferencën, por më duhet të kuptoj hap pas hapi ecurinë e skuadrës dhe strukturën e klubit.

Cili nga lojtarët që janë aktualisht në skuadër ka ardhur pasi ju keni insistuar më parë prej njohjes për ta?

Një rrugë e shkëlqyer për t’i njohur është interneti dhe platformat me video që unë i përdor.

Çfarë mendoni se mund të arrini në krye të Vllaznisë?

Po punojnë shumë fort e shumë mirë dhe jemi në rrugën e duhur. Duhet të flasim vetëm një gjuhë dhe jo vetëm të ëndërrojmë gjëra të mëdha.
5
Ju keni qenë edhe trajner te Shkëndija, pse zgjati kaq pak aventura juaj në Tetovë?

Kam kaluar një kohë vërtet të këndshme atje, u renditëm të dytët në kampionat dhe arritëm në finalen e Kupës. Bordi në atë kohë kishte një ide tjetër për përgjegjësitë dhe politikat ishin shumë të çuditshme. E shijova atë kohë dhe bëra miq atje.

Cili është ushqimi juaj i preferuar gjatë qëndrimit deri tani në Shkodër?

Ushqimin tim të preferuar e kam gjetur te “Casablanca”. Pyesni Arin (kuzhinierin) se çfarë specialiteti më bën, që më befason gjithnjë. Më pëlqen shumë.
BRDARIC HIERRO
Ju keni qenë sulmues dhe keni luajtur edhe në finale Champions-i, cili lojtar në rolin tuaj ju ka frymëzuar?

Kam luajtur më shumë sulmues dhe kam mësuar shumë prej tyre. Jam lakmitar nga natyra dhe e dua suksesin. Këto i zbatoj edhe në punën që bëj sot.
Giovane Elber
Mund të na përmendni ndonjë emër?

Elber, Bobiç, Kirsten apo Berbatov janë vetëm disa nga emrat me të cilët kam luajtur.
klopp-flick-1200
Cili është trajneri që preferoni më tepër në futbollin botëror?

Më pëlqen trajnerët që edhe me pak kushte, bëjnë një punë të shkëlqyeshme, pavarësisht ligës dhe nivelit ku marrin pjesë. Dhe ata janë Liverpuli dhe Bajerni (u referohet gjermanëve Klop dhe Flik).

Gjermanët shquhen për disiplinën, a janë të paralajmëruar lojtarët nëse dalin nga detyrat që ju kërkoni?

Po, sigurisht. Duhet të jemi gjithnjë të përqendruar në veprimet dhe punën tonë.

Kampionati shqiptar nuk po luhet. Ju shqetëson kjo dhe sa mund t’jua prish planet nëse nuk fillon as javën tjetër?

Për mua është mirë edhe të fillojmë javën tjetër, do të jem i lumtur nëse ndodh kështu.
120065171_3333258196751183_7032782992683034256_o
Stadiumi do të mbyllet një muaj prej fushës, çfarë ju kanë thënë drejtuesit, ku do të luajë Vllaznia ndeshjet brenda?

Shpresoj që të mos luajnë në fushën tonë të stërvitjes, sepse nuk është e përsosur dhe simetrike.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"