EKSKLUZIVE/ Zbarkon në Tiranë objektivi i madh i merkatos së Partizanit, sot pritet firma me “Demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 14:41

EKSKLUZIVE/ Zbarkon në Tiranë objektivi i madh i merkatos së Partizanit, sot pritet firma me “Demat”

Mesfushori brazilian, Viktor Da Silva do të jetë goditja e radhës e Partizanit në merkato me palët që pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen në ditën e sotme.

VIKTOR DA SILVA

“Panorama Sport” ka mësuar se 27-vjeçari ka mbërritur në Tiranë për firmën në kontratën me klubin kryeqytetas, ky zyrtarizimi i marrëveshjes duket çështje orësh.

Da Silva rikthehet kështu në Superiore, ku më parë ka qenë pjesë e Vllaznisë për të startuar një aventurë të re me Partizanin nën urdhrat e Xhovani Kolelës.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"