EKSKLUZIVE/ Zbardhen prapaskenat, ja tre ofertat që “trazojnë” Jasir Asanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 23:42

EKSKLUZIVE/ Zbardhen prapaskenat, ja tre ofertat që “trazojnë” Jasir Asanin

Gjithmonë, kur diskutohet se kush është lojtari më i mirë në Superiore, emri i Asanit është ndër të paktët që lakohet përherë. Anësori i Partizanit ka bërë paraqitje të shkëlqyera për “demat e kuq”, madje arriti të transferohej edhe te gjiganti suedez, AIK Stokholm. Por, për shkak të pandemisë dhe problemeve ekonomike, u rikthye te Partizani verën e shkuar.

Asani

Edhe pse kishte një fillim të ri me Dajën si trajner, 25- vjeçari nuk tregoi aspak shenja ndalese, por vazhdoi të bëjë paraqitje të mira dhe të jetë një ndër më të rëndësishmit në kampin e kuq. Falë këtyre performancave, u shtua dhe interesimi nga ekipe të huaja. “Panorama Sport” mëson se 25-vjeçari kishte mundësinë të firmoste një parakontratë gjatë muajit janar dhe këtë verë, të transferohej tek ekipi i Masafi në Dubai.

Megjithatë, Asani preferoi të fokusohet vetëm te Partizani dhe nuk u ndikua nga merkato. Pritej edhe një rinovim i 25-vjeçarit me Partizanin javët e fundit, por kjo gjë ende nuk ka ardhur. Me Asanin që ka tri oferta në tavolinë dhe me rinovimin që duket larg, anësori me shumë gjasa do t’u thotë lamtumirë “demave” në fund të këtij sezoni.

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"