EKSKLUZIVE/ Vllaznia në “tym”, trajnerët i fusin një cigare në stërvitje dhe… largohen (VIDEO + FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 17:45

EKSKLUZIVE/ Vllaznia në “tym”, trajnerët i fusin një cigare në stërvitje dhe… largohen (VIDEO + FOTO)

Situatë e trishtë te Vllaznia. Edhe sot lojtarët kanë bojkotuar seancën stërvitore të radhës, duke thelluar edhe më tej kolapsin në klubin shkodran. Në fushën e stërvitjes në fshatin Golem janë paraqitur pjestarët e stafit teknik, pikërisht zv.trajneri Safet Osja dhe trajneri i portierëve, Ideal Lekiqi.

Vllaznia cigare

Këta të fundit janë urdhëruar nga drejtuesit që të paraqiten në stërvitje dhe të shikojnë se kush nga lojtarët do të vijë. Mirëpo, ishte e kotë, pasi askush nga futbollistët nuk ka ardhur për të kryer seancën.

Vendimi i lojtarëve për bojkot është unanim dhe tashmë pritet që klubi të marrë masa konkrete, ashtu siç ka paralajmëruar administratori Suad Lici.

Vllaznia2

Sot nuk u paraqit as trajneri Mirsad Jonzu, por në komunikimin me “Panorama Sport”, ai theksoi se do të respektojë karantinën, ndërsa është në pritje të zhvillimeve më të fundit në klub. Situata është e rëndë dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje, Vllaznia do të luajë me ekipin U-19.

Vllaznia4

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"