Ekskluzive, Skënderbeu merr Xhejmsin nga Laçi (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2016 | 19:17

Ekskluzive, Skënderbeu merr Xhejmsin nga Laçi (FOTO)

Lëvizje befasuese në orët e fundit të merkatos. Klubi i Skënderbeut ka arritur një marrëveshje me Laçin për të marrë sulmuesin nigerian, Xhejms Adeniji.

Laci-Partizani-1-1-Xhejms-ne-dyluftimNuk dihet ende nëse lojtari është shitur nga kurbinasit drejt korçarëve, por tashmë është fakt se akordi mes drejtuesve është arritur.

Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë dy klubeve, konfirmojnë ekskluzivisht lajmin.

Ndërkohë, gazeta ka kontaktuar pak më parë sektorin e garave në FSHF, që ka bërë të ditur se ende nuk është zyrtarizuar federimi i lojtarit, por kjo pritet të bëhet në orët në vijim. Merkatoja mbyllet sot në orën 24:00.

james-laci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"