EKSKLUZIVE/ Sakrifica që në start, Ngo luan me gjilpëra ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 8:46

EKSKLUZIVE/ Sakrifica që në start, Ngo luan me gjilpëra ndaj Skënderbeut

Majkëll Ngo do të sakrifikojë për Tiranën. Lojtari këto ditë ka pasur shqetësime në gju, por duket se nuk do ta pengojnë të luajë nga minuta e parë në sfidën me Skënderbeun.

ngo

Lojtari do të jetë në fushë dhe nëse është e mundur, do të luajë me gjilpëra. Sulmuesi ende nuk është në formën e tij më të mirë, por ka vuajtur edhe prej dhimbjeve të gjurit. Siç dihet, Ngo është marrë këtë sezon për të bërë diferencën në fushën e lojës. Futbollisti është stërvitur normalisht gjatë ditës së djeshme.

Ngo2

Nga ana tjetër, Shehi punoi me ekipin të përgjysmuar. I vetmi që iu bashkua me skuadrës qe Marsel Ismajlgeci. Lojtari la pas aventurën me Shpresat dhe tani është vënë nën urdhrat e trajnerit të bardhebluve. Sot do të bashkohet me ekipin edhe Erjon Hoxhallari. Mbetet në Kosovë Visar Bekaj, i cili ka rezultuar sërish me COVID-19 dhe me shumë mundësi bëhet gati vetëm për javën e dytë të kampionatit.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"