EKSKLUZIVE/ Prapaskenat e vizitës së Halilit në Kosovë, Tirana “peshkon” dy lojtarët e Prishtinës për Champions-in (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 21:57

EKSKLUZIVE/ Prapaskenat e vizitës së Halilit në Kosovë, Tirana “peshkon” dy lojtarët e Prishtinës për Champions-in (E PLOTË)

Visar Bekaj dhe Armend Thaqi janë dëshirat e Tiranës për sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Zbulohet qëllimi i vizitës së presidentit Refik Halili në kryeqytetin e Kosovës. Numri një i bardhebluve të dielën ishte i pranishëm në sfidën Prishtina-Drita.

Prishtina-696x462

I shoqëruar nga Tefik Osmani, i cili është një nga lojtarët bardheblu, Halili ka ndjekur sfidën e kampionatit kosovar, ama qëllimi ka qenë më shumë se një kënaqësi apo drekë mes miqsh. Bardheblutë duan të afrojnë dy lojtarë të Prishtinës, nga më të mirët në kampionatin kosovar. Bëhet fjalë për portierin Visar Bekaj dhe për mbrojtësin e djathtë, Armend Thaqi. Dy lojtarë që prej kohësh janë në orbitën e kampionatit shqiptar.

Kosovo Goalkeeper Visar Bekaj during a training session at St Mary's, Southampton. (Photo by Mark Kerton/PA Images via Getty Images)

Bekaj – Portieri i Prishtinës është një nga ata me të ardhme të ndritur. Lojtar i U-21-shit të Kosovës, por edhe i Kombëtares A, Bekaj këtë sezon është titullar i padiskutueshëm te Prishtina. Ka luajtur 32 takime, por fatkeqësisht nuk ka qenë në fushë në sfidën me Dritën, sepse ishte i pezulluar për shkak kartonësh.  Gjithsesi, lojtari është një nga investimet më të sigurta për portën bardheblu, gjithmonë nëse arrihet marrëveshja. Vlera e kartonit është 275 mijë euro, një shifër goxha e madhe për financat e Tiranës. Gjithsesi, investimi ia vlen, ndërkohë që Bekaj ka luajtur gjithmonë për Prishtinën, si dhe ka ende një vit kontratë.f9f487fc-2cf2-4152-931f-f392784ed214

Thaqi – Armend Thaqi shihet nga bardheblutë si një zëvendësues ideal i Albi Dokës. Kontrata e tij me Prishtinën, sipas “Transfermarkt” ka përfunduar dhe lojtari mund të transferohet në kampionatin shqiptar. Është 27 vjeç dhe këtë sezon, përveçse ka luajtur të gjitha ndeshjet në Superligën e Kosovës, ka shënuar 5 gola, duke dhënë edhe tri asiste. Një lojtar që mund t’u vlejë bardhebluve, sepse djathtas tani janë të zbuluar. Shkurt, një lojtar i kompletuar. Lojtari është edhe kapiteni i skuadrës së Prishtinës.

Forma – Janë dy mundësitë për Tiranën që të marrë lojtarët. Të paguajë te Prishtina për Bekajn, ndërsa Thaqi nuk ka kontratë, ose t’i marrë borxh me të drejtë blerjeje. Për bardheblutë dyshja do të ishte afrimi i parë këtë sezon që Tirana bëhet gati për të luajtur në Champions League. Për momentin bardheblutë nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të përforcuar ekipin, ndonëse dihet që në kupat e Europës duhet më shumë cilësi se aktualja.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"