EKSKLUZIVE/ Partizani “pazar” te Dinamo, “demat” gati t’i rrëmbejnë një tjetër sulmues bluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 14:39

EKSKLUZIVE/ Partizani “pazar” te Dinamo, “demat” gati t’i rrëmbejnë një tjetër sulmues bluve

Pas firmës me Xhuliano Skukën, Partizani po punon intensivisht për të gjetur lojtarë të tjerë për majën e sulmit.

gjata

“Panorama Sport” mëson se pas largimit nga tratativat për transferimin e Shkurtajt, të kuqtë e kanë ndryshuar objektivin e tyre dhe kanë kaluar në dy emra shumë interesantë.

I pari është Mario Gjata. Sulmuesi në verë është bërë pjesë e Dinamos nga Apolonia, ku shkëlqeu në dy sezonet e kaluara në Fier dhe shënoi 26 gola në Kupë dhe kampionat.

Ky sezon deri më tani ka qenë i mallkuar për 21-vjeçarin, sepse gjatë gjithë kohës e kanë kushtëzuar dëmtimet dhe ka grumbulluar vetëm 54 minuta me Dinamon në Kategorinë Superiore, shumë pak për të arritur të lërë gjurmë në një skuadër, ku zbarkoi vetëm në verë.

Te Dinamo duket se e kanë humbur durimin me Gjatën dhe janë gati ta lënë të lirë, sidomos pas ardhjes së Rexhinaldos, i cili pritet ta zërë menjëherë vendin e titullarit.

Partizani është gati ta bëjë të tijin Gjatën, por nuk është aq e lehtë. Apolonia ka një përqindje të kartonit të të riut dhe nuk ka ndërmend ta lërë të lirë pa përfituar para nga kjo lëvizje.

Te Partizani e shohin të pavend të investojnë para për Gjatën, për shkak se dëmtimet e vënë shumë në dyshim vazhdimësinë e fierakut.

Për momentin ka një ngërç në negociata, por nuk përjashtohet një marrëveshje mes palëve, duke qenë se edhe lojtari e dëshiron bashkimin me Partizanin.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"