EKSKLUZIVE/ Partizani ndihmon Besën, huazon për 6 muaj sulmuesin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2020 | 0:34

EKSKLUZIVE/ Partizani ndihmon Besën, huazon për 6 muaj sulmuesin brazilian

Pasi bleu mesfushorin e Besës, Tedi Cara, Partizani po mendon të ndihmojë klubin kavajas me lojtarë që i ka nën kontratë dhe nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Adolfo Sormani.

Cardoso

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se sot është arritur marrëveshja për huazimin e sulmuesit brazilian, Lukas Kardozo, te Besa e Kavajës për pjesën e mbetur të sezonit.

Lukas vjen pas aventurës së shkurtër te Drita e Gjilanit dhe tashmë shikohet si një element që mund të bëjë diferencën te Besa, që pretendon rikthimin në Superiore.

Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"