EKSKLUZIVE/ “Nuk ka më gabime”, Halili: Skuadra është investim i madh, por ne shohim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2021 | 22:17

EKSKLUZIVE/ “Nuk ka më gabime”, Halili: Skuadra është investim i madh, por ne shohim…

Tirana ka mundur 5-2 Apoloninë, por presidenti i Tiranës, Refik Halili, do të flasë vetëm për ndeshjen e radhës. Numrit një të bardhebluve i është dashur që të qetësojë ekipin në fund të pjesës së parë. Nga ana tjetër, në fund të takimit, ai ishte shumë i kënaqur nga paraqitja e djemve që dhanë gjithçka në fushën e lojës.

Refik Halili

“Nuk dua të flas shumë, por them se skuadra jonë duhet të shohë diçka. Kampionati është shumë i bukur, por ka shumë ndeshje përpara. E mira është që të mos gabojmë.

Për mua e rëndësishme është që skuadra të vazhdojë rrugën e saj. Të ecë përpara. Të shohim veten tonë dhe jo të tjerët. Në skuadër ka goxha investim, goxha lojtarë të mirë. Ne shohim vetëm ndeshjen e radhës”, tha shkrut për “Panorama Sport” Refik Halili.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"