EKSKLUZIVE/ Një fantazist për Egnatian, vjen shqiptari që e zbuloi Parma dhe ka shkëlqyer në Bullgari (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2023 | 14:51

EKSKLUZIVE/ Një fantazist për Egnatian, vjen shqiptari që e zbuloi Parma dhe ka shkëlqyer në Bullgari (VIDEO)

Egnatia bën një goditje të madhe për sulmin menjëherë pas largimit të Ilir Camajt. “Panorama Sport” zbulon se klubi rrogozhinas ka arritur marrëveshjen me 21-vjeçarin shqiptar, Redi Kasa, i cili ka lindur në Parma të Italisë.

redi kasa

Ai është produkt i klubit të Parmës, ndërsa në tri vitet e fundit ka qenë pjesë e ekipeve të elitës së futbollit bullgar, Septemvri Sofia dhe Tsarsko Solo.

Kasa është një sulmues krahu, që si këmbë të preferuar ka të majtën, por luan edhe në të djathtë.

Ai mund të luajë shumë mirë edhe si një sulmues i dytë. Përveç ekipeve të moshave dhe ekipit të parë të Parmës, Kasa ka luajtur në Itali edhe për Fermanën.

Në pjesën e parë të këtij sezoni, në 14 ndeshje me Septemvri Sofia në Bullgari, ka shënuar një herë dhe ka dhënë tri asiste për gol.

Bëhet fjalë për një lojtar majtosh që ka teknikë të lartë. Pak vite më parë ai është grumbulluar edhe nga Kombëtaret e moshave të Shqipërisë.

000

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"