Ekskluzive/ Ndryshime te Luftëtari, zbulohet administratori dhe sponsori i ri (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 20:33

Ekskluzive/ Ndryshime te Luftëtari, zbulohet administratori dhe sponsori i ri (E PLOTË)

Pas largimit të tre të huajve nga stafi teknik (trajneri Millosh Kostiç, zv.trajneri Amir Botonjiç, përgatitësi atletik, Kostas Kolcidhas) dhe drejtorit sportiv, Vangjel Çavo, “revolucioni” te Luftëtari vazhdon. Këtë herë ndryshimet janë bërë në administratën e klubit.

luftetari

Zyrtarisht, shoqëria aksionere e klubit të Luftëtarit do të ketë si administrator të ri Donjaldo Hoxhën, i cili është emëruar në këtë detyrë me një mandat 3-vjeçar. “Panorama Sport” zbulon se së fundmi është afruar edhe një sponsor i ri në klub.

Këshilli Mbikëqyrës i klubit është mbledhur pak ditë më parë dhe ka marrë këtë vendim, që zyrtarisht është depozituar edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Presidenti aktual i klubit, Grigor Tavo, bënte njëkohësisht edhe detyrën e administratorit të shoqërisë, prandaj dhe u mendua që këtë pozicion ta mbajë Donjaldo Hoxha. Ndërkohë, sa u përket anëtarëve të Këshillit të Administrimit të klubit, zyrtarisht janë Grigor Tavo, Artur Dadaj dhe Aleksandër Misto.

Luftetari

Siç dihet, shoqëria aksionere e Luftëtarit është 75 për qind me aksione të zotëruara nga kompania “ANAST”, me president Grigor Tavon, si dhe 25 për qind të aksioneve i ka Bashkia e Gjirokastrës. “Panorama Sport” zbulon se së fundmi është afruar edhe një sponsor i ri në klub.

PËRGATITJET – Dje gjirokastritët vijuan përgatitjet për takimin me Partizanin në fushën e stadiumit “Gjirokastra” me një seancë në ditë. Në kontingjentin bluzi, i vetmi që mungonte ishte mbrojtësi Nemanja Janiçiç për arsye të goditjes së marrë në kaviljen e këmbës së djathë dy ditë më parë në seancën e pasdites së të hënës.

Balsa Radoviç dhe Erald Hyseni u janë rikthyer përgatitjeve, por të kufizuara për arsye dëmtimesh, ashtu si edhe kapiteni Behar Ramadani. Dëmtimet e këtyre lojtarëve pa dyshim që i shtojnë dhimbjet e kokës trajnerit Gentian Mezani para sfidës me Partizanin. Tomor Shehu

Tomor Shehu

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"