EKSKLUZIVE / Ndryshim plani në Vlorë, akord me kapitenin Tomislav Bushiç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 22:39

EKSKLUZIVE / Ndryshim plani në Vlorë, akord me kapitenin Tomislav Bushiç

Tomislav Bushiç do të qëndrojë edhe të paktën një sezon në Vlorë. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për “Panorama Sport” nga vetë kroati. Pas një “ftohjeje” të pashpjegueshme të raporteve të tij me drejtuesit e Flamurtarit, ka ardhur më në fund paqja e madhe. Kapiteni i sezonit të fundit është telefonuar sot nga drejtuesit e klubit dhe ka arritur marrëveshjen edhe për një sezon.

bushic belica

Natyrisht, një përmirësim në pagën e lojtarit, që ka refuzuar ofertat e Kukësit, Prishtinës, Trepça ’89 dhe një klubi nga Malajzia. Konfirmimi i Bushiç tregon se në klubin vlonjat po i mendojnë mirë gjërat, edhe pse nuk kanë zyrtarizuar ende trajnerin. Ilir Daja është kandidati më potencial, por nuk përjashtohet mundësia e konfirmimit të Ardi Beharit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"