Ekskluzive / Menaxheri i videoskandalit mohon ryshfetet, Çaushi: Nuk ka asgjë të vërtetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2017 | 15:15

Ekskluzive / Menaxheri i videoskandalit mohon ryshfetet, Çaushi: Nuk ka asgjë të vërtetë

Menaxheri Drini Çaushi, i kontaktuar nga “Panorama Sport” ka dhënë versionin e tij të ngjarjes rreth skandalit të videos ku presupozohet se ai u ka ofruar ryshfet futbollistëve te Partizanit.

Drini 1

Sipas Çaushit, nuk është e vërtetë që ai u ka ofruar apo ka tëntuar t’u ofrojë futbollistëve të Partizanit para për këtë, apo ndeshje të tjera në emër të drejtuesve të Kukësit. Ai ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet rreth përfshirjes së tij në një çështje të tillë. Megjithatë, Çaushi nuk ka mohuar të ketë komunikuar me Emiliano Vilën në telefon.

Kale-kukesi-470x264

Sipas tij, telefonata me Vilën ka qenë rreth dy javë më parë por nuk kishte aspak të bënte me tentativë ryshfeti ndaj futbollistit të Partizanit apo kolegëve të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"