EKSKLUZIVE/ Mehmeti reagon pas shkarkimit, ka një falënderim special për presidentin Demi: Uroj dhe shpresoj që Partizani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 23:35

EKSKLUZIVE/ Mehmeti reagon pas shkarkimit, ka një falënderim special për presidentin Demi: Uroj dhe shpresoj që Partizani…

Aventura e Dritan Mehmetit në stolinë  Partizanit ka marrë fund pas në mbledhje të sotme në klubin e  kuq. Trajnerit i është komunikuar largimi nga detyra, pas një gjysmë viti në drejtimin e skuadrës të cilën arriti ta kualifikonte në Ligën e Konferencës.

demi mehmeti

Një largim që ka ardhur ndoshta në mënyrë të papritur, pasi presidenti Gazment Demi kishte konfirmuar disa herë publikisht teknikun në krye të stolit të të kuqve për sezonin e ri. E megjithatë, në fjalët e tij për “Panorama Sport”, ish-trajneri i të kuqve ka pasur vetëm falënderime për klubin dhe presidentin Demi.

“Falënderoj nga zemra presidentin Demi për mundësinë që më dha të drejtoj një klub të madh siç është Partizani. Një falënderim të veçantë kam për tifozët e Partizanit dhe ‘Ultras Guerrils’. Uroj dhe shpresoj që Partizani të jetë gjithnjë në majat e futbollit shqiptar”, ishin fjalët e Mehmetit pas shkarkimit të tij.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

Çfarë ndodhi në klubin e kuq dhe cilat ishin prapaskenat e largimit të Dritan Mehmetit? Kush janë kandidatët për t’u ulur në stolin e Partizanit? Të gjitha mund t’i lexoni në versionin print të gazetës “Panorama Sport” të datës 10.08.2022.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"