EKSKLUZIVE/ Lushnja-Tetova, vendimi i papritur lë “lagunarët” përsëri pa trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 17:31

EKSKLUZIVE/ Lushnja-Tetova, vendimi i papritur lë “lagunarët” përsëri pa trajner

Ndryshim i papritur në pankinën e Lushnjës. “Panorama Sport” ka mësuar se Edlir Tetova nuk është më trajneri i skuadrës “lagunare”, me klubin që është vënë në lëvizje për të gjetur një timonier të ri për vazhdimin e sezonit.

EDLIR TETOVA 1 (1)

Gazeta ka mësuar se pas një takimi mes drejtuesve dhe trajnerit, ky i fundit ka kërkuar ndërprerjen e marrëveshjes mes palëve për arsye personale. Një vendim që është miratuar nga drejtuesit e Lushnjës, duke i dhënë fund kështu bashkëpunimit me teknikun durrsak.

Tani pritet të mësohet se kush do të ulet në pankinën e Lushnjës, e cila do të ketë në këtë mënyrë trajnerin e tretë në edicionin në fjalë, ndonëse nuk ka kaluar ende gjysma e parë e tij. Lushnja aktualisht gjendet në vendin e 12 në renditjen e Kategorisë së parë me 9 pikë pas 10 ndeshjesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"