EKSKLUZIVE/ Luftëtari ndërhyn në merkato, afron portierin e Flamurtarit dhe priten tre të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 11:48

EKSKLUZIVE/ Luftëtari ndërhyn në merkato, afron portierin e Flamurtarit dhe priten tre të huaj

Luftëtari afron një portier për t’i paraprirë një moskthimi të grekut Panajotis Paiteris. “Panorama Sport” zbulon se 20-vjeçari Arlis Shala ka pranuar ofertën e gjirokastritëve dhe që dje ka dalë në fushë me fanellën bluzi, duke luajtur në 45 minutat e dyta në ndeshjen miqësore ndaj Skënderbeut.arlis shala flamurtari

Shala vjen pas eksperiencës jo të mirë te Flamurtari, ku qëndroi për gjashtë muaj dhe nuk u aktivizua, pasi si titullar u preferua Shpëtim Moçka. Vetë Shala konfirmoi dje për gazetën se do të vazhdojë karrierën me Luftëtarin, duke pasur besimin se në Gjirokastër do të ketë më tepër hapësirë.

Si titullar te bluzinjtë për momentin është Avernold Qyrani, i cili ka luajtur disa ndeshje në fazën e parë dhe të dytë, duke bërë një paraqitje të mirë. Tashmë me Qyranin, Shalën dhe portierin tjetër të ri, Basha, stafi teknik i Luftëtarit e sheh repartin e portës të kompletuar. Shala është grumbulluar edhe nga Kombëtarja U-20, ndërsa Basha nga U-17.

Ndërkohë, sa i përket merkatos bluzi, deri më tani janë afruar emra si Rimal Haxhiu, Aleksandros Zaimi, Renato Spahiu, Mikel Brahilika, Kabir Tahiraga, Arbër Mehmetllari dhe së fundmi Arlis Shala. Burime në klub tregojnë se nesër pritet të mbërrijnë tre lojtarë të huaj.

Z. Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"