EKSKLUZIVE/ Kapiteni i Skënderbeut pranë kalimit te Teuta, kërkesë FSHF-së për të zgjidhur kontratën me korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 0:13

EKSKLUZIVE/ Kapiteni i Skënderbeut pranë kalimit te Teuta, kërkesë FSHF-së për të zgjidhur kontratën me korçarët

Teuta nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato. Pasi mori një gjigant për sulmin, tashmë po tenton që të blindojë mesfushën. Dhe duket se e kanë gjetur të duhurin. Këtë herë nuk e kanë kthyer vështrimin jashtë vendit, por kanë qëndruar brendapërbrenda Shqipërisë.bruno dita

Në planet e durrsakëve është një ish. Bëhet fjalë për Bruno Ditën, i cili që pas dëmtimit të Gjergj Muzakës ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Skënderbeu. Mesfushori shkatërrues, i cili në kushte emergjence ka bërë edhe qendërmbrojtësin në Korçë, mund të jetë blerja e dytë e rëndësishme e skuadrës së Edi Martinit.

Besojini apo jo, por rikthimi i mbrojtësit në Durrës është shumë pranë. Ai është drejt mbylljes së bashkëpunimit me 8 herë kampionët e vendit. Burime për “Panorama Sport” zbulojnë se 26-vjeçari ka depozituar zyrtarisht një kërkesë në FSHF, ku ka kërkuar edhe zgjidhjen e kontratës me Skënderbeun.bruno dita

Kujtojmë se lojtari i dalë nga Dinamoja ka hyrë në sezonin e tretë me bardhekuqtë. Ai ishte pjesë e Teutës deri në qershor të 2017-ës dhe vendosi që të shkonte në Korçë, atje ku gjatë kësaj kohe ka luajtur 69 ndeshje (në elitë) dhe ka shënuar 9 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"