EKSKLUZIVE/ Limaj ankohet në FSHF dhe “kërcënon” Kukësin, ja përgjigjia e klubit verilindor (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 23:42

EKSKLUZIVE/ Limaj ankohet në FSHF dhe “kërcënon” Kukësin, ja përgjigjia e klubit verilindor (E PLOTË)

Vijojnë telashet për Kukësin, e pikërisht prej çështjeve kontraktuale me futbollistët. Fillimisht ishin problemet me Ethemin. Këtë të fundit klubi nuk e ka lejuar të vazhdojë karrierën në Poloni dhe shkak për këtë u bë kontrata e futbollistit, pasi lojtari është pjesë e Kukësit deri në përfundim të Kupave të Europës. I radhës është mesfushori tjetër, jo më pak i rëndësishëm për Kukësin, Vesel Limaj.

Limaj goli Kukesi logo

ANKESA NË FSHF – Gazeta mëson ekskluzivisht se futbollisti ka shkuar në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe ka depozituar një ankesë për klubin, për shkak të kontratës së tij. Ai nuk është pajisur me një kontratë pune dhe kur e ka kërkuar atë pranë klubit, i është refuzuar për ta marrë.

Limaj45

Kjo ka mjaftuar që ai t’i drejtohet FSHF-së. Për këtë arsye lojtari ka kërcënuar se nëse nuk pajiset me kontratën e nënshkruar në janar të vitit 2020, do të ndërmarrë hapa ligjorë. Më tej pretendimi ka qenë nga lojtari që kjo kontratë e re e firmosur në janar të vitit 2020 nuk është zbatuar nga klubi, pasi nuk është hedhur në bankë shuma për të cilën palët kanë rënë dakord.
vesel limaj
KLUBI – Gazeta u interesua në klub në lidhje me këtë pretendim të lojtarit, por autoritetet zyrtare na bënë me dije se nuk ka kurrfarë problematike në lidhje me Limajn. “Nuk ka asnjë lloj problematike në lidhje me futbollistin Vesel Limaj”. Mesfushori Vesel Limaj arriti akordin në janar të këtij viti me klubin e Kukësit për zgjatjen e kontratës edhe për një vit e gjysmë. Pasi u gjet gjuha e përbashkët me klubin, mesfushori rinovoi deri në përfundim të sezonit, pra deri në fund të majit të vitit 2021. Limaj iu bashkua Kukësit në janarin e vitit 2018, por nisi të luante në sezonin pasardhës.
limaj
Ai fitoi gjyqin me Bylisin dhe doli lojtar i lirë, ndërkohë që me fanellën e klubit verilindor ka luajtur në 64 ndeshje të kampionatit, duke shënuar edhe gjashtë gola. Limaj është një nga futbollistët më në zë të Kukësit dhe drejtuesit kanë pretendime të mëdha për vetë kualitetin e tij. Madje jo rrallë herë drejtori Nexhipi ka theksuar se Limaj mund të shitet jashtë

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"