EKSKLUZIVE/ “Kundërsulmi” i Gjicit: Idrizit do t’i ngecë në dorë “derri maç”, i duhen 7 vite të arrijë sukseset e mia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2018 | 21:24

EKSKLUZIVE/ “Kundërsulmi” i Gjicit: Idrizit do t’i ngecë në dorë “derri maç”, i duhen 7 vite të arrijë sukseset e mia

Vijojnë përplasjet në distancë ekskluziv isht për “Panorama Sport” mes presidentit të Kukësit, Safet Gjici, si dhe kreut të klubit vlonjat, Sinan Idrizi. Ky i fundit deklaroi tri ditë më parë se do të kopjonte Gjicin, duke vendosur ultimatum për ekipin 5 fitore radhazi.

idrizi gjici

Më pas nuk vonoi edhe përgjigjja e presidentit të Kukësit, që i kujtoi vlonjatit se ka hyrë si “fanti spathi” mes dy palëve për çështjen “Kale”. Në numrin e djeshëm të gazetës, Idrizi reagonte duke thënë se njeh vetëm “derrin maç”. Sakaq, për “Panorama Sport” vjen replika e radhës nga Gjici. Ai thekson se Idrizi do të dojë të paktën edhe 7 vite në sport që ta arrijë atë dhe Kukësin.Sipas kreut të klubit verilindor, “derri maç” do t’i mbesë në dorë Flamurtarit.

“KUNDËRSULMI”

“I thoni mikut tim Sinan Idrizi, që do i duhen edhe nja shtatë vite në sport që të arrijë Safet Gjicin dhe Kukësin. Sa për “derrin maç”, ai do i ngecë atij në dorë, por këtë gjë do e shikoni pas përgjigjes së FIFA-s për Elton Kalenë. Nejse, disa prej këtyre që themi janë në kuadrin shoqëror, sportiv dhe batutash, por një gjë është e vërtetë me Sinanin. Ai ka vepruar gabim në rastin e Kalesë, pasi ka hyrë në mes dy palëve.

gjici

Këtë gjë unë nuk e fsheh, pasi e ka bërë gabim. OK, supozojmë se ai nuk e dinte që Kale ishte nën kontratë me ne, por as ku luante nuk e dinte deri në momentet që pretendon se u paraqit si lojtar i lirë?! Atëherë, e thashë edhe herën e shkuar që po i jap një këshillë miqësore, se jemi dhe mes rilindjes. I them që nuk mund të marrësh kurrë një lojtar kur ai është nën kontratë apo qoftë dhe kur ka shkëputur marrëdhëniet me klubin mëmë, kështu që atij i lindte detyrimi të vinte të trokiste te dera e Safet Gjicit dhe Kukësit, e të thoshte si është çështja e filan lojtari.

Ose forma tjetër është blerja e kartonit, por këtë të dytën në këtë rast unë po e shmang. Tani i bie që Sinanin e kanë gënjyer ose bën të paditurin në këtë çështje, pasi në rregull nuk e dije, por a ka një institucion rregullator dhe përgjegjës për klubet e lojtarët e tyre që është Federata Shqiptare e Futbollit. Pse ky nuk shkoi të pyesë në federatë që çfarë statusi ka filan lojtar?! E pra, faji në këtë rast është i tij. Është Sinani që e ka marrë në qafë Kalenë që po rri rrugëve, jo unë. Homologu im do ishte mirë të më thoshte vetë për këtë lojtar, jo të më fuste miq për të që unë t’ia lija Vlorës”, ka thënë dje Gjici.

gjici

SFIDA

“Unë i uroj Sinanit dhe Flamurtarit suksese, e sërish po i jap një premtim dhe njëkohësisht edhe sfidë. Flamurtari kishte 5 vjet pa na mundur, pra është kohë shumë e largët. I di vetë ai dhe të gjithë përballjet dhe rezultatet e Kukësit me Flamurtarit. Edhe fitoren e fundit e mori se nuk isha unë prezent.

Tani të presin dhe 5 vite të tjera që të na mundin sërish. Kjo ishte përgjigjja ime e fundit për mikun Idrizi në lidhje me këto çështje. Të tjerat ia lëmë kohës dhe shohim në fund rezultatet”, është shprehur presidenti i Kukësit. Në fund, ai foli shkurtimisht për ndeshjen e radhës.

gjici-470x313

“Sa i përket ekipit, natyrisht që kërkojmë vetëm fitoren ndaj Luftëtarit. Skuadra ka mbështetjen time maksimale në çdo aspekt dhe unë nuk ngurroj ta shpreh dhe publikisht. Unë jam një president që jam pranë ekipit dhe pranë njerëzve në përgjithësi, ndaj dhe Kukësi ka sukses”.

SKERDILAID SULOZEQI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"