EKSKLUZIVE/ Kukësi mendon për merkaton, fantazisti 21-vjeçar zbarkon te verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2023 | 15:07

EKSKLUZIVE/ Kukësi mendon për merkaton, fantazisti 21-vjeçar zbarkon te verilindorët

Kukësi është ende duke menduar për merkaton, më shumë sesa për këtë sezon, për të ardhmen. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se verilindorët prej disa ditësh kanë afruar në skuadër një mesfushor nigerian, i cili është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe pritet që fillimisht të provohet tek ekipi i 21-vjeçarëve.1

Nëse do të bindë, atëherë mund të vihet menjëherë edhe nën urdhrat e Rrahman Hallaçit dhe të shërbejë edhe për ekipin e parë, pasi bëhet fjalë për një futbollist të federuar. Me Hallaçin nuk do t’i mungojnë shanset, duke parë që tekniku aktivizon shpesh lojtarë, të cilët shihen si të perspektivës.

Bëhet fjalë për Alliu Olalekan Ibrahim, një mesfushor fantazist, që ka një përdorim të mirë të topit dhe në bazë të të dhënave të para, ka lënë të kënaqur drejtuesit me cilësitë e tij. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do të preferohet që të afrohet sa më parë në skuadër apo mbetet për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"