EKSKLUZIVE/ Kristi Vangjeli rikthehet te Tirana, ja pozicioni që do të marrë korçari (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2021 | 15:44

EKSKLUZIVE/ Kristi Vangjeli rikthehet te Tirana, ja pozicioni që do të marrë korçari (VIDEO)

Kristi Vangjeli rikthehet sërish te klubi i Tiranës.

267171513_4442797532516698_5886705417764807203_n (1)

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht se korçari i cili më parë ka qenë pjesë e ekipit si lojtar, tani do të marrë postin e zv.trajnerit duke qenë asistent i Orges Shehit.

Aktualisht Vangjeli ndodhet në stërvitje me Tiranën duke përgatitur dhe ndeshjen ndaj Teutës.

Një rikthim sërish në kryeqytet me uniformën bardheblu, por kësaj here jo më si lojtar, por si zv.trajner ku me përvojën dhe eksperiencën e tij mund të jetë një ndihmë e madhe për trajnerin Shehi.

36-vjeçari ka qenë pjesë e Tiranës prej dy vitesh ku arriti të fitonte dhe titullin kampion dhe më pas u transferua për nga bardheblutë e Prishtinës.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"