EKSKLUZIVE/ Kaos te Luftëtari, lojtarët bojkotojnë stërvitjen. Dy futbollistë fitojnë gjyqin dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 8:49

EKSKLUZIVE/ Kaos te Luftëtari, lojtarët bojkotojnë stërvitjen. Dy futbollistë fitojnë gjyqin dhe…

Teksa pritej që Luftëtari të zbriste dje në fushë për të zhvilluar dy seancat e planifikuara nga stafi teknik, ka ndodhur e kundërta. Më shumë se 75% e lojtarëve s’kanë denjuar as të zhvishen e jo më të vihen nën urdhrat e zv.trajnerëve Meçani dhe Zeko.

Luftetari miqesore

Jovanoviç ndodhet në Serbi për arsye familjare, por ndoshta edhe ai është lodhur nga kjo situatë. Bojkotimi i stërvitjes lidhet me financat. Mosshlyerja e detyrimeve të mbartuara nga sezoni i fundit ka bërë që “garda e vjetër” të mos zbresë në fushë. Një grup i vogël lojtarësh , kryesisht të ardhurit në provë, kanë kërkuar të stërviten pasdite.

“Panorama Sport” tentoi të komunikojë me lojtarët, por askush nuk preferoi të flasë për gazetën. Lojtarët e Luftëtarit kanë lënë si afat kohor paraditen e sotme për një takim me drejtuesit e klubit.

TIFOZËT

Drejtori sportiv i Luftëtarit, Artur Dadaj, pritet të jetë ai që do t’i japë zgjidhje këtij ngërçi. Ai tha për “Panorama Sport” se bisedimet me futbollistët s’do të vonojnë. Ndërkaq, vendimi i lojtarëve është përshëndetur edhe nga sportdashësit bluzinj, të cilët nuk duan që të kenë një ekip që të zvarritet mes problemeve.

Ata kanë kohë që presin të shohin që Luftëtari të kompletohet me futbollistë cilësorë, siç edhe është premtuar, por deri tani nuk është bërë asgjë. Më keq akoma, vazhdojnë largimet nga bluzinjtë.Griseld-Lika-400x220

LIKA-HAXHIU

Dy futbollistë të tjerë dhe nga më të rëndësishmit kanë shkëputur zyrtarisht marrëdhëniet me klubin gjirokastrit, Gresild Lika dhe Rimal Haxhiu kanë dalë lojtarë të lirë, pasi kanë fituar gjyqin me klubin e Luftëtarit.

Vetë Lika e kishte bërë të ditur për gazetën se priste vendimin e gjyqit për t’u larguar nga ekipi. Ai ishte një nga titullarët më të spikatur të sezonit të fundit. Po ashtu, edhe Haxhiu ka treguar nivel dhe tashmë pritet të luajë për Apoloninë.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"