EKSKLUZIVE/ Jurgen Bardhi ndryshon ekip, firmos me klubin kryeqytetas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 23:45

EKSKLUZIVE/ Jurgen Bardhi ndryshon ekip, firmos me klubin kryeqytetas

Jurgen Bardhi ndryshon ekip, por jo kategori dhe shtet.

jurgen bardhi

“Panorama Sport” zbulon se pas largimit nga Tuzlaspor në Ligën e Parë turke, fantazisti që është bërë i njohur si pjesë e Partizanit ka zyrtarizuar marrëveshjen pak minuta më parë me klubin Ankara Keçiorenguçu.

Bardhi ka bërë prezantimin i shoqëruar edhe nga menaxherët shqiptarë, Endri Muçmata dhe Denis Balaj.

24-vjeçari do të luajë sezonin e tij të dytë në Ligën e Parë turke, këtë herë me klubin kryeqytetas, Ankara Keçiorenguçu, që në sezonin e fundit e ka mbyllur kampionatin në vendin e 12-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"