EKSKLUZIVE/ Humbën ndaj Teutës, flet presidenti Demi: Rezultati më i drejtë ishte barazimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 19:06

EKSKLUZIVE/ Humbën ndaj Teutës, flet presidenti Demi: Rezultati më i drejtë ishte barazimi

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, u pa i zhgënjyer nga humbja në ndeshjen hapëse ndaj kampionëve të Teutës, për më tepër që skuadra që ai financon nuk bëri një paraqitje të mirë. Në fund të ndeshjes, në prononcimin për “Panorama Sport” ai pohoi se barazimi duhet të ishte rezultati më i drejtë dhe nuk kërkon ta bëjë dramë këtë humbje, për më tepër që erdhi në mënyrë aksidentale.

Demi

“Goli i sotëm (djeshëm) ishte një aksident dhe ndoshta barazimi duhet të ishte rezultati më i drejtë. Megjithatë ne do të shohim rrugës”, u shpreh fillimisht kreu I presidencës së kuqe.

RIVALËT – Në lidhje me objektivat e Partizanit dhe rivalët këtë sezon, Demi pohoi se të kuqtë hyjnë gjithnjë në kampionat për t’u shpallur kampionë, ndërkohë që për rivalë është shumë herët për të diskutuar që në ndeshjen e parë. “Është fillimi i kampionatit dhe nuk dimë akoma asgjë. Ishte vetëm ndeshja e parë. Kampionët në fuqi më pëlqyen, por do të shohim. Sa i përket Partizanit, ne gjithmonë pretendojmë për kampionë”, vijoi më tej prononcimin e tij presidenti i të kuqve.

SISTEMI VAR – Partizani ishte skuadra e parë që arriti të përfitojë nga sistemi VAR, pasi fitoi një penallti, edhe pse për fat të keq nuk e shfrytëzuan. Për Demin është herët për të folur sesi do të jetë ky sistem në vijim, por pranoi se në këtë ndeshje ishte korrekt. Të jemi korrekt duhet ta shohim rrugës sistemin VAR, por gjithsesi në këtë ndeshje u tregua serioz”, u shpreh shkurtimisht Gazmend Demi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"