EKSKLUZIVE/ Fituan ndaj Shkumbinit, flet Shehi: Tirana i dëshiron të dy trofetë, me kontingjentin që kemi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 8:41

EKSKLUZIVE/ Fituan ndaj Shkumbinit, flet Shehi: Tirana i dëshiron të dy trofetë, me kontingjentin që kemi…

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, është shumë i qartë për atë që kërkon këtë sezon. Bardheblutë duhet të fitojnë në çdo front që të quhet një sezon i suksesshëm. Për gazetën, pas ndeshjes, Shehi u shpreh shumë qartë se do të luftojë në të dy krahët që skuadra e tij të fitojë Superioren dhe Kupën e Shqipërisë. Si fillim, Shehi pranoi se rezultati në Peqin është shumë i rëndësishëm.

Orges Shehi

“Erdhëm në Peqin të angazhuar për ta kaluar me sukses përballjen e parë dhe ia arritëm qëllimit tonë. Kam aktivizuar shumë lojtarë që nuk kanë pasur minuta në kampionat dhe përgjithësisht jam i kënaqur nga djemtë. Tirana do të luftojë në të dyja frontet, pra për t’i fituar të dy trofetë.

Kështu që me kontingjentin që kemi do t’i shkojmë deri në fund Kupës së Shqipërisë”, tha Shehi. Trajneri ka shprehur hapur që Tirana do të bëjë dopietë këtë sezon. Katër pikë ka grumbulluar deri tani ekipi i Tiranës. Bardheblutë humbën dy pikë në barazimin në shtëpi ndaj Egnatias, por duan të ringrihen në sfidën me Kastriotin.

Shehi ka marrë skuadrën që pas ndeshjes së javës së 16-të të sezonit të shkuar dhe deri tani është trajneri më rezultativ me pikët e grumbulluara në ndeshjet e kampionatit.

Këtë vit Shehi e ka më të vështirë. Ka ndryshuar ekipin, por ritmi i lojës nuk është nga ata që të lë me gojë hapur. Ende skuadra duhet të punojë sepse pas Kastriotit do të përballet me skuadrat e forta të Superiores.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"