Fituan me “poker” ndaj Luzit, flet Martini: Teuta i ka mundësitë për të dy trofetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 11:59

Fituan me “poker” ndaj Luzit, flet Martini: Teuta i ka mundësitë për të dy trofetë

Trajneri Edi Martini i Teutës falënderoi lojtarët për fitoren dhe thekson se mundësitë janë për të triumfuar në të dyja frontet.

Martini

“Ishte një përballje që e vlerësuam. E interpretuam mjaft mirë lojën. Shënuam shpejt dhe ky është detaj i vlefshëm. Përdora rrotacion, pasi gara në kampionat është e gjatë e çdokush na nevojitet.

Teuta vlerëson çdo rival dhe shpreson të arrijë më të mirën në të dyja frontet. Fituam me një skuadër simpatike si Luzi në duelin e parë të Kupës, por duhet të jemi të përqendruar.

Më vjen mirë që u zhbllokuan disa lojtarë, që mbeten të vlefshëm për javët e ardhshme. Falënderoj klubin e Luzit për mikpritjen dhe u uroj suksese në këtë sezon.

Tashmë do ta kthejmë vëmendjen te Dinamoja, nuk kemi kohë për të humbur”, u shpreh trajneri Martini për “Panorama Sport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"