EKSKLUZIVE/ “Falë Zotit e kalova lehtë”, trajneri i Flamurtarit shërohet nga ‘COVID’-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2020 | 8:52

EKSKLUZIVE/ “Falë Zotit e kalova lehtë”, trajneri i Flamurtarit shërohet nga ‘COVID’-i

Dritan Resuli rikthehet në krye të Flamurtarit. Trajneri ka dalë më në fund negativ nga COVID-19 dhe për pasojë ka lënë izolimin. Përpara nisjes së seancës stërvitore, tekniku ka zhvilluar një analizë për ndeshjet e fundit. Ai nuk ngurroi që të fliste edhe për “Panorama Sport”, teksa tha: “Sot (dje) jam i lumtur që u riktheva pranë ekipit. Ndihem mirë. Falë Zotit e kalova lehtë COVID-in dhe pasi testi më doli negativ, duke respektuar çdo rregull dhe protokoll, u paraqita në stërvitje. Po e prisja me padurim rikthimin dhe nisjen e punës me ekipin. Zhvilluam një analizë për çfarë ka bërë skuadra deri tani dhe detyrat që na dalin përpara.
RESULI
Zhvilluam një analizë për çfarë ka bërë skuadra deri tani dhe detyrat që na dalin përparaShoh një angazhim maksimal të djemve për të bërë mirë dhe për të dhënë gjithçka nga vetja në stërvitje dhe në ndeshje”, tha fillimisht Resuli.

Kryepankina e vlonjatëve u shfaq i bindur për kthesën.

“Grupin e lojtarëve e shoh të impenjuar. Kanë dëshirë që të fitojnë. Futbollistët po rriten nga stërvitja në stërvitje dhe po u rikthehet besimi nga ndeshja në ndeshje. Sfidën e radhës do ta luajmë me Pogradecin. Kundërshtarin e vlerësojmë për lojërat e zhvilluara dhe e njohim. Është një grup që kanë disa vite që luajnë bashkë. Kemi shanset tona, ndonëse do të jetë e vështirë. Ne nuk kemi luksin që të kemi lojtarë e të përzgjedhim grupin. Megjithatë, do të marrim masat tona dhe do ta përgatisim sa më mirë ndeshjen në ditët që do të kemi në dispozicion”, përfundon Resuli.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"