EKSKLUZIVE/ Estrada e Ballshit, flet Safet Gjici: E pa e gjithë Shqipëria, edhe në kampionat Tirana fitoi lehtësisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 23:50

EKSKLUZIVE/ Estrada e Ballshit, flet Safet Gjici: E pa e gjithë Shqipëria, edhe në kampionat Tirana fitoi lehtësisht

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici i qëndron deklaratës së tij se Tirana fitoi lehtësisht në Ballsh edhe në kampionat pak kohë më parë. Në prononcimin për “Panorama Sport” për ndeshjen e djeshme mes Bylisit dhe Tiranës, presidenti i Kukësit deklaroi se e pa gjithë Shqipëria atë që ndodhi.

pjimage

Gjici, a e patë ndeshjen Bylis-Tirana?

Po, e pashë. Po çfarë doni t’ju them…? Ndodhi ajo që unë thashë para pak ditësh…

Për çfarë e keni fjalën?

Unë e thashë edhe për ndeshjen e kampionatit se Tirana fitoi lehtësisht në Ballsh. Tani çfarë mund të them unë tjetër…? S’kam çfarë të them.

Juve si ju duk ndeshja?

E panë të gjithë. E pa e gjithë Shqipëria, nuk kam çfarë të them unë tani.

V.Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"