EKSKLUZIVE/ E rrallë, ja si FSHF kaloi me video në turin e parë të Kupës dy skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 22:00

EKSKLUZIVE/ E rrallë, ja si FSHF kaloi me video në turin e parë të Kupës dy skuadra

Jemi mësuar shpesh me vendime nga Komisioni i Disiplinës në FSHF për fitore në tavolinë të skuadrave që marrin pjesë në turin paraeliminator të Kupës së Shqipërisë. Por, këtë herë zgjidhja për të përcaktuar fituesit ka qenë unikale.

kupa e shqiperise

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se sektori i garave në FSHF u propozoi katër klubeve (Shkumbini, Luzi 2008, Maliqi dhe Shënkolli) që merrnin pjesë në këtë tur një short përmes videokonferencës.

Kjo u pranua nga ekipet dhe në një vazo u futën katër gogla. Përfaqësuesi i FSHF- së zgjodhi dy gogla dhe kësisoj mundësia për të marrë pjesë tashmë në turin e parë pa luajtur fare i buzëqeshi Shkumbinit dhe Maliqit, të cilat do të përballen respektivisht me Tiranën dhe Kukësin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"