EKSKLUZIVE/ “E dija që nuk do të licencoheshim, ndaj ika”, Jonuz “shfryn”: Në klub punonin si amatorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 23:48

EKSKLUZIVE/ “E dija që nuk do të licencoheshim, ndaj ika”, Jonuz “shfryn”: Në klub punonin si amatorë

Vllaznia e nisi këtë se zon me premtime të mëdha, por pas 31 javësh diskutojnë edhe mbijetesën. Përtej rënies së lirë në renditje, ajo që rëndon është mungesa e seriozitetit nga ana e klubit. “Panorama Sport” zbuloi në numrin e së mërkurës se shkodranët nuk kanë bërë përpjekjen më të vogël për t’u licencuar në Kupat e Europës, edhe pse Suad Lici me të madhe e trumbetoi si objektiv. Veç Bylisit, Skënderbeut, Flamurtarit e Luftëtarit, edhe kuqeblutë janë në këtë listë. Të pesta këto skuadra nuk kanë asnjë lloj të drejte që të jenë pjesëmarrëse në zonën “Euro”.VLLAZNIA NE BOJKOT (1)

Këtë gjë e ka ditur edhe Mirsad Jonuz. Ish-trajneri ka reaguar ekskluzivisht për gazetën për këtë lajm, duke shfaqur hapur zhgënjimin e tij dhe konfirmuar se ka pasur informacione. “Kam pasur informacione për këtë gjë, e dija se Vllaznia nuk do ta merrte licencën për Europën. Nuk më ka ma ardhur aspak mirë…”, kështu u shpreh fillimisht maqedonasi, që e drejtoi ekipin shkodran për 27 javë kampionati dhe 4 Kupe.

ZBULIMI I SË VËRTETËS

Në ditën që u largua nga Shkodra, e deklaroi hapur se iku prej 1001 problemeve që kishte klubi. Intervista e tij ishte vërtet e ashpër, e megjithatë paralajmëronte se kishte ende për të thënë. “Në intervistën e fundit që dhashë për ju, e thashë që kam shumë më tepër për të thënë, por në këtë shkrim që keni bërë tani, e publikuat vetë të vërtetën”, theksoi 58- vjeçari. Tekniku është ndier në njëfarë mënyre “i tradhtuar” nga ana e klubit, pasi premtimet dhe realiteti ishin vite dritë larg.

jonuz5

AMATORIZMI I KLUBIT

Ai e shpjegon më në fund pse e quajti klubin amator. Evidenton se mungesa e seriozitetit nga ana e drejtuesve solli jo vetëm problemet e shumta, por la edhe skuadrën jashtë zonës “Euro”. “Moslicencimi dhe problemet e tjera më detyruan që të jepja edhe atë deklaratë kundër klubit pak ditë më parë. Kjo është arsyeja pse thashë që ata punojnë si amatorë”, përfundoi ishtrajneri i Vllaznisë.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"