EKSKLUZIVE/ Dinamo pa “frena”, akord me dy sulmues. Priten sot në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 11:15

EKSKLUZIVE/ Dinamo pa “frena”, akord me dy sulmues. Priten sot në stërvitje

Dinamo nuk di të ndalet në merka to. Pasi mori Kolgegën, Kukën, Turhanin, Zylyftarin, Dovidion, Paternin dhe Ortolanin, tashmë blutë janë duke kryer dy goditje mjaft të rëndësishme për sulmin. 

DINAMO

Gazeta “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se drejtuesit kanë arritur marrëveshjet me dy emra të njohur në kampionatin tonë. Bëhet fjalë për Vilfor Hysën dhe Renato Spahiun, të cilët do të jenë dy përforcime të mëdha për ofensivën. Për të parin nuk ka vend për shumë informacione, pasi dihet që ka luajtur me klube si Tirana, Kukësi, Flamurtari, Laçi, Kastrioti, Kamza e Vllaznia.

sss

30-vjeçari pjesën e parë të sezonit është aktivizuar në kampionatin kosovar me Drenicën, por tashmë lojtari po mendon të rikthehet në Shqipëri dhe pikërisht me 18 herë kampionët e vendit. Projekti serioz që drejtuesit italianë kanë nisur, duket se ka bindur të dyja palët të nisin bashkëpunimin. Që nga dita e sotme, Hysa pritet që të dalë në stërvitje. Edhe me të dytin (Renato Spahiun) është arritur tashmë akordi dhe pritet që po sot të jetë nën urdhrat e trajnerit Fabricio Kamarata. 21- vjeçari ka qenë pjesë e Laçit në gjysmën e parë të sezonit, por duke mos pasur thuajse fare minuta në dispozicion. Lojtari ka preferuar të ndryshojë ambient dhe në të njëjtën kohë të gjejë më shumë hapësira në formacion.

LARGIMET 

Është e vërtetë që Dinamo ka qenë shumë aktive sa u përket përforcimeve, por as largimet nuk janë sosur. Pas “divorcit” me Spahinë, Prendin, Allmetën, Ismailajn e Mehmetajn, klubi u ka treguar “derën” edhe dy talenteve. Invis Topalli e Xhoel Plaku nuk do të jenë më pjesë e bluve. Drejtuesit ua kanë bërë të qartë se nuk do të kenë hapësira me konkurrencën e shtuar prej përforcimeve, ndaj të rinjtë kanë parë alternativa të tjera. Mesfushori me tipare sulmuese, Topalli, ka gjetur direkt ekip. Pasi ka arritur marrëveshjen me Korabin, është prezantuar që dje si blerje e re.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"