EKSKLUZIVE/ Bojkoti te Kukësi, reagon Gjici: U kam dhënë premio, ja e vërteta me lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2020 | 23:52

EKSKLUZIVE/ Bojkoti te Kukësi, reagon Gjici: U kam dhënë premio, ja e vërteta me lojtarët

Safet Gjici ka mohuar të ketë pasur probleme sot në skuadrën e tij. Ai ka saktësuar se çfarë do të bëhet me pagesat dhe ka këmbëngulur se te Kukësi nuk ka pasur kurrë probleme pagesash. “Nuk ka asnjë problem te Kukësi. Nuk di të kenë bojkotuar lojtarët stërvitjen. Të gjithë e dinë se në këtë klub nuk ka pasur kurrë probleme parash. Është e vërtetuar me fakte ndër vite”, ka deklaruar presidenti i verilindorëve ekskluzivisht për “Panorama Sport”.Gjici

Më tej, ai zbulon se lojtarëve u është komunikuar se ditën e hënë do të marrin paratë që u takojnë dhe se vetëm pak kohë më parë kanë marrë një shpërblim të majmë për fitoren me Partizanin.

“Nuk e di nga dalin këto gjëra, por futbollistëve u është komunikuar se të hënën e ardhshme do të shlyen për paratë që u takojnë. Ne kemi qenë gjithnjë korrekt si klub. Madje, pas ndeshjes me Partizanin lojtarët kanë marrë shpërblim për fitoren”, u shpreh presidenti i Kukësit.

SKERDILAID SULOZEQI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"