EKSKLUZIVE/ Bakaj: Në Champions luan Tirana, s’kemi frikë ndeshjet në qershor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 21:28

EKSKLUZIVE/ Bakaj: Në Champions luan Tirana, s’kemi frikë ndeshjet në qershor

Një nga ata që prej ditësh po stërvitet jashtë shtëpisë është portieri i Tiranës, Edvan Bakaj. Së bashku me shokun e skuadrës Gentian Muçën, ai është duke bërë stërvitje në “Selman Stërmasi”.

edvan bakaj

Për “Panorama Sport”, gardiani flet për situatën aspak normale të futbollit në Shqipëri dhe te Tirana në veçanti. Gjithashtu, ndonëse nuk flet për titullin kampion, Bakaj është i bindur që në Çhampions do të luajë Tirana.

Si është të qëndrosh në shtëpi i vetizoluar?

Asnjëri nuk e ka qejf izolimin, por besoj se është e rëndësishme. Duhet ta bëjmë me sesbën. Sa më shumë të rrimë në shtëpi aq më pak do të ketë. Shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe me sa më pak dëme.

Ka stërvitje për Bakajn këto ditë të trazuara?

Ne që kemi një jetë me futboll e kemi pak të vështirë, por jemi mësuar me sakrifica. Kemi një javë që stafi na ka dhënë programin dhe nga ora 8:30 deri në 9:50 në mënyrë individuale bashkë me Gent Muçën, duke ruajtur distancën, kemi zhvilluar stërvitje te stadiumi.

Kur e shihni veten në fushën e lojës?

Normale nuk e di askush se kur do të fillojmë stërvitjen në fushë, pasi përtej futbollit, jeta është më e rëndësishme se çdo gjë.

Nuk dihet se kur rinis futbolli. A mund të luhet në qershor korrik futboll?

Ne jemi profesionistë dhe nuk ka snjë problem që të luajmë në qershor apo korrik, pasi stadiumet në Shqipëri janë pothuajse të gjithë me ndriçim.

Ka mendime që Tirana duhet të marrë titullin nëse nuk rinis futbolli. Të tjerë mendojnë se duhet të zhvillohet play – off. Mos ndoshta hidhet poshtë djersa e juaj se jeni nëntë pikë përpara?

I kam lexuar të gjitha këto hipoteza që kanë thënë, por s’e besoj që janë të vërteta. Një gjë do të them: me gjithë sezonin që kemi zhvilluar deri tani, besoj se të gjithë janë dakord që Shqipërinë në eliminatoret e Champions Leagues do ta përfaqësojë Tirana këtë vit.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"