EKSKLUZIVE/ Afatet e merkatos bëhen problem, ja pse Sherif Kallaku nuk do të luajë ndaj Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 14:36

EKSKLUZIVE/ Afatet e merkatos bëhen problem, ja pse Sherif Kallaku nuk do të luajë ndaj Egnatias

Sherif Kallaku ishte një nga afrimet e mëdha të Partizanit në këtë merkato të janarit, por debutimi i tij nuk do të ndodhë ditën e nesërme ndaj Egnatias. Fantazisti e ka të pamundur të zbresë në fushë me Partizanin para datës 18 janar.

SHERIF KALLAKU

E gjithë kjo ndodh për shkak se ai nuk mund të federohet për shkak të rregullave të FIFA-s dhe sistemit korrekt të regjistrimit të lojtarëve.

Merkatoja në Kroaci hapet pikërisht në këtë datë dhe atëherë do të jetë e mundur të vijë edhe miratimi nga ana e Federatës Kroate të Futbollit për kalimin nga Lokomotiva te Partizani në huazim.

Aktualisht, Kallaku figuron si lojtar i Lokomotiva Zagreb, pas përfundimit të huazimit gjashtëmujor te Teuta.

Një mungesë e madhe për trajnerin Mehmeti, i cili ka presionin e madh të triumfit me çdo kusht nesër në 13:45 ndaj Egnatias në Rrogozhinë.

Kallaku pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kastriotit, që luhet më datë 22, kur me siguri është përmbyllur edhe federimi i fantazistit.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"