Ekipi i Kategorisë së Parë mendon dhe për ambjentet, ndryshime në “shtëpi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 23:14

Ekipi i Kategorisë së Parë mendon dhe për ambjentet, ndryshime në “shtëpi”

Burreli është një nga skuadrat që bërë më shumë afrime dhe shihet si pretendonte në Grupin A. Matjanët e drejtuar nga trajneri Samuel Nikaj kanë bindur në miqësore dhe tani presin vetëm që të mësojnë datën zyrtare të nisjes së kampionatit.
Burreli-Beselidhja
Ditët e fundit klubi ka ndërhyrë edhe në rregullimin e ambienteve të brendshme të stadiumit “Liri Ballabani”, duke i dhënë atij një “look” të ri. Në hyrje të këtij stadiumi janë vendosur stema dhe simbolet e ekipit. Nga ana tjetër, Burreli ka marrë dhuratë bazën materiale nga fondacioni “Mustafa Gjestila”. Për këtë sezon klubi matjan ka bërë një organizim thuajse perfekt dhe tani pret të marrë në fushë rezultatet e punës së bërë. Mbështetja financiare është e garantua.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"