Egnatia pret të shesë brazilianin Pedro Augusto, drejtori Shtubina: Sfidojmë Tiranën, ja pse s’luajtën Malota dhe Delarxh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2022 | 22:12

Egnatia pret të shesë brazilianin Pedro Augusto, drejtori Shtubina: Sfidojmë Tiranën, ja pse s’luajtën Malota dhe Delarxh

Egnatia e nisi me humbje sezonin e ri. Ishte Partizani kundërshtari që i mundi me përmbysje në shifrat 2-1. Rezultati u prit me dëshpërim në Rrogozhinë, por nuk ka sjellë shqetësim madhor, pasi ekipi tregoi vlera në këtë takim. Edhe pse kemi të bëjmë me një skuadër e re, e ribërë gjatë kësaj vere, Egnatia diti të shpalosë ambicie të qarta.

NDRICIM SHTUBINA 1

Ndaj Partizanit trajneri Tetova nuk e pati të plotë grupin, ku ra në sy mosaktivizimi i qendërmbrojtësit Renato Malota dhe sulmuesit Dzon Delarzhe. Gjithashtu, sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë i rrogozhinasve në sezonin e shkuar, Pedro Augusto, vijon të mos duket askund. Duke parë situatën e tij pa kthim, klubi pritet ta nxjerrë në shitje brazilianin. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, drejtori Ndriçim Shtubina sqaron situatën më të fundit në kapin rrogozhinas.

MALOTA DHE DELARZH- Në lidhje me mungesën e Malotës dhe Delarzhit në start, ish-kapiteni Shtubina u shpreh: “Pak orë para ndeshjes ndaj Partizanit, qendërmbrojtësi i ardhur nga Laçi ka qenë i sëmurë dhe nuk ka arritur t’ia dalë të jetë as në listën e futbollistëve të gatshëm. Për mosaktivizimin e tij është marrë edhe dakordësia e stafit mjekësor. Gjatë kësaj jave ai ka dalë në stërvitje dhe duket se shqetësimet e mbartura shëndetësore po i kalon dhe ndaj Tiranës pritet të bëjë debutimin e tij zyrtar me fanellën e Egnatias.

Ndërsa Delarzh, qendërsulmues me shumë përvojë, që dallohet për staturën e tij fizike, ka pasur një dëmtim të vogël që i ka filluar disa ditë para takimit ndaj Partizanit. U zgjat disi rikuperimi në kohë, por stafi teknik dhe mjekësor në unison e panë të arsyeshme të mos e rrezikonin as me kongolezin për ta përfshirë ndaj Partizanit”.

PEDRO- Drejtori Shtubina pohon se duke parë që Pedro nuk po kthehet, klubi do ta nxjerrë në shitje. “Braziliani Pedro Augusto gjatë gjithë kësaj vere nuk ka qenë pranë skuadrës, edhe pseështë nën kontratë me Egnatian. Ndaj kemi vendosur ta nxjerrimnë shitje duke e quajtur të mbyllur largimin. Janë disa oferta qëkanë ardhur për sulmuesin, por nuk janë ato që mendohen ngaklubi.

Ofertat janë akoma të hapura për t’u realizuar shitja, por duhet sqaruar se nuk ka pasur njëshifër fikse të vendosur nga Egnatia. Gjithçka mbetet e hapur deri në mbylljen e merkatos”, vijoi Shtubina. TIRANA- Në lidhje me duelin eradhës me Tiranën, drejtori i rrogozhinasve u shpreh:

“Vështrimin tani e kemi te sfida e sëdielës ndaj Tiranës, kampionenë fuqi. Këtë takim e luajmënë shtëpi dhe puna ka nisur meshumë seriozitet nga futbollistët dhe stafi. Pritet që këtëjavë të luajmë me një formacion të plotë dhe pa ‘ankesa’ndaj bardhebluve. Prandaj dotë guxohet fort për të kërkuarrezultatin pozitiv, edhe psenatyrshëm të gjithë e dinë dhekuptojnë shkallën e vështirësisë që ka kjo ndeshje. Egnatianë fushë nuk do thjeshtë tëbëjë sfidanten, por më tepërsesa kaq”.

FATMIR EFICA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"