Egnatia e nis me vrull, zbulohet portieri dhe mbrojtësi i majtë që sot pritet të firmosin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 11:17

Egnatia e nis me vrull, zbulohet portieri dhe mbrojtësi i majtë që sot pritet të firmosin

Portieri që mbylli sezonin me Laçin, Alen Sherri, pritet të firmosë për Egnatian.

Sherri hero

24-vjeçari është futur në bisedime me drejtuesit rrogozhinas dhe në ditët në vijim mund të konfirmohet si përforcim nga klubi.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mbrojtësin e majtë, Emiliano Musta.

EMILJANO MUSTA KUKESI TEUTA 1

Ndërkohë, reparti që pritet të preket më tepër tek Egnatia është mbrojtja.

Edhe titullarë si Gëzim Krasniqi dhe Ilir Allmuça mund të quhen të larguar, paçka se zyrtarisht nga klubi nuk konfirmojnë një gjë të tillë.

Të dy futbollistëve u ka përfunduar kontrata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"