Efekti domino bën me trajner Shkëndijën e Tetovës, pranë firmës tekniku që u lakua në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 22:03

Efekti domino bën me trajner Shkëndijën e Tetovës, pranë firmës tekniku që u lakua në Superiore

Shkëndija e Tetovës duket se e ka gjetur trajnerin dhe Ardian Nuhiu do të jetë në krye të stolit. Pas bisedave të gjata që kanë pasur, palët kanë arritur në marrëveshje dhe shumë shpejt pritet që të bëhet edhe zyrtarizimi i tij.

Nuhiu

Skuadra kuqezi kishte si dëshirë primare Orges Shehin por rinovimi me Tiranën i ka prishur planet dhe tashmë janë rikthyer te pista e parë. Nuhiu ishte një dëshirë e Vllaznisë por kërkesa e tij ishte e lartë dhe shkodranët vendosën për Martinin, teksa Shkëndija duket se mbeti destinacioni i radhëa.

Nuhiu dhe Shkëndija ishin në bisedime pak javë më parë, por gjërat mbetën pezull. Nuhiu e njeh mirë kampionatin maqedonas sepse në të kaluarën ka drejtuar edhe Shkupin, ndërkohë që së fundmi ishte trajner në Kosovë për Dritën ku edhe arriti të fitonte titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"