Edmilson dëmtohet në kokë, përfundon në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2016 | 11:55

Edmilson dëmtohet në kokë, përfundon në spital

Edhe pse një ndeshje e qetë sa i takon atmosferës në të cilën është luajtur, takimi mes Bylisit dhe Laçit i mbyllur në barazim ka pasur një episod të frikshëm në fushën e lojës.

Bylis 2016

Mesfushori brazilian i ballshiotëve, Edmilson, i cili është aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes, ka pasur një përplasje me Abraham, nga e cila ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë. Pas konstatimit të gjendjes së tij nga mjekët e ekipit vendës, është kërkuar ndihma e ambulancës që lojtari të transportohej në spitalin e Ballshit për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Mësohet se, me kalimin e orëve, gjendja e futbollistit ka shkuar drejt përmirësimit dhe nuk ka pasur komplikacione të rënda. Megjithatë, ai është mbajtur nën vëzhgimin e mjekëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"