Ecuria negative në 2 javët e para, trajneri jep dorëheqjen: Nuk mundem dot, pa asnjë mbështetje dhe në braktisje totale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 21:44

Ecuria negative në 2 javët e para, trajneri jep dorëheqjen: Nuk mundem dot, pa asnjë mbështetje dhe në braktisje totale

Situatë kaotike te Albpetroli pas humbje ditën e hënë ndaj Labërisë në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë së Dytë.

Laberia

Nëpërmjet një njoftimi në faqen e klubi patosarak, bëhet me dije se trajneri Marjol Miho ka dhënë dorëheqjen pas 2 humbjeve në 2 javët e para.

“Me keqardhje të madhe shkëputem nga Albpetroli. Do doja shumë që së bashku të vazhdonim rrugët edhe në momentet më të vështira, por besomëni se nuk mundem dot të shikoj Albpetrolin në këtë gjendje, pa asnjë mbështetje dhe në braktisje totale.

Miho

Unë jam ndjerë shumë mirë në Patos dhe falënderoj shefin e klubit, drejtuesit e saj, çunat e ekipit, por mbi të gjitha tifozët e mrekullueshëm të Albpetrolit të cilët na mbështetën në çdo kohë dhe u jam mirënjohës të gjithëve për emocionet që kemi kaluar se bashku, megjithëse ashtu si ju edhe unë ndihem keq qe nuk ja arritëm qëllimit”, u shpreh Miho.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"