E zbulon portieri Shezni: Ja për kë do bëjë tifo Bufon në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 9:30

E zbulon portieri Shezni: Ja për kë do bëjë tifo Bufon në Botëror

Vojceh Shezni, portieri i Juventusit dhe i Kombëtares së Polonisë, do të jetë protagonist në Botërorin rus, në të cilin ai pranon se do të jetë e çuditshme që të mos shohë Bufonin në aksion: “Për mua ka qenë madhështore që të luaj dhe të stërvitem përkrah njërit si Xhixhi Bufon.

Bufo dhe Shezni

Të qenit gjithashtu shoku i tij është nderi më i madh dhe mund të them vetëm se ai është një person madhështor, si brenda ashtu sikurse edhe jashtë fushe.

Është absurde të mendosh një Botëror pa Bufonin dhe Italinë, më vjen keq që ai nuk mundi të vendoste një rekord personal që e meritonte, por më ka thënë që do të na ndjekë, sado pak, por do të na ndjekë… Për kë do të bëjë tifozllëk? Ai ka dy miq si Dibala dhe Higuain, prandaj më tha se sivjet do të simpatizojë Argjentinën, për më shumë që vlerëson maksimalisht edhe Mesin”, deklaroi Shezni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"