E zbulojnë në Itali, Hysaj e ka mbyllur me Napolin. Në janar transferohet te skuadra tjetër e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 0:00

E zbulojnë në Itali, Hysaj e ka mbyllur me Napolin. Në janar transferohet te skuadra tjetër e Serisë A

Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli në merkaton e janarit, për të vazhduar karrierën diku tjetër.

hysaj1

Shqiptarit i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm dhe për këtë arsye mund të largohet me parametër zero.

Megjithatë sipas asaj që raporton “CalcioNapoli24”, shkodrani do të largohet nga skuadra e Gatuzos që në merkaton e janarit. Bisedimet për rinovimin e kontratës nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe sipas të njëjtit burim, Hysaj në janar do të shpallë “divorcin” me Napolin.

Gjithashtu thuhet se një klub tjetër i Serisë A është i gatshëm të nënshkruajë me mbrojtësin shqiptar, por emri i skuadrës nuk bëhet i ditur dhe në Itali janë të sigurtë që ky transferim te klubi tjetër italian do të ndodhë që në 10 ditët e para të janarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"