E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2020 | 23:53

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-trajneri

Një lajm i hidhur për sportin shqiptar, pasi në moshën 85-vjeçare është ndarë nga jeta Ylli Agolli, një prej emrave më të mëdhenj të mundjes sonë.

ylli-agolli.-11

Një ikonë e mundjes, si sportist dhe ish-trajner që për shumë vite me radhë ka kontribuar në sportin burrëror, ku punoi me pasion të jashtëzakonshëm, duke arritur majat më të larta. Nga duart e Agollit kanë dalë shumë emra të mëdhenj të mundjes shqiptare, të cilët kanë arritur rezultate të shkëlqyera si në Kampionatet Kombëtare, gjithashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Agolli ishte pedagog i sportit dhe një personalitet i padiskutueshëm i sportit, i cili me aftësitë e tij teorike dhe praktike i shërbeu për dekada me radhë mundjes. Ai ka drejtuar skuadra si “Studenti”, “17 nëntori”, gjithashtu edhe ekipin Kombëtar, duke regjistruar rezultate të mrekullueshme. Gazeta “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet familjes Agolli, për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"