E TRISHTË/ Shpërndante teori konspiracioni kundër vaksinimit, ndërron jetë nga COVID-19 kampioni olimpik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 21:49

E TRISHTË/ Shpërndante teori konspiracioni kundër vaksinimit, ndërron jetë nga COVID-19 kampioni olimpik

Medalisti olimpik nga Hungaria, Szilveszter Ksollani, i njohur për teoritë e tij konspirative kundër vaksinimit, ka ndërruar në moshën 51-vjeçare si pasojë e COVID-19, vetëm disa javë pasi mori dozën e parë të vaksinës,  raporton “Daily Mail”.

auto_aaae1643140947

Hungarezi vendosi të vaksinohej për të vazhduar punën si trajner, Ai u sëmur në dhjetor dhe hospitalizua, teksa u fut në intubim pas disa javësh.

Ksolani kishte shpërndarë disa postime “anti-vaksinim” në faqen e tij në Facebook, ai ishte vaksinuar për të punuar si trajner i gjimnastikës.

Medalisti olimpik mori vaksinën pak para se të infektohej me COVID, kështu që nuk pati kohë të zhvillonte mjaftueshëm antitrupa.

Ksolani kishte fituar medaljen e argjendtë olimpike në unaza gjimnastikore në “Atlanta 1996”, ndërsa në vitin 2000 në Sidnei fitoi të artën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"