E TRISHTË/ Humbi betejën me Koronavirusin, ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare futbollisti legjendar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 22:36

E TRISHTË/ Humbi betejën me Koronavirusin, ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare futbollisti legjendar

Një lajm i trishtë ka tronditur irakun. Legjenda e futbollit Ahmet Radhi ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, pasi humbi betejën me Koronavirusin. Lajmi është konfirmuar nga ministri irakian i shëndetësisë.

Coronavirus-Deces-d-Ahmed-Radhi-legende-du-football-irakien-et-unique-buteur-de-son-pays-en-Coupe-du-monde

Ahmed Radhi ishte shtruar në spital në Bagdad një javë më parë, duke u teksa rezultoi pozitiv me COVID-19. Ai la spitalin të enjten kur shëndeti i tij u përmirësua. Por, përmirësimi ishte jetëshkurtër dhe ai u kthye në spital në të njëjtën ditë.

Radhi është një nga golashënuesit më të mirë të kombëtares së Irakut, teksa kishte shënuar golin e vetëm për Irakun në Kupën e Botës së vitit 1986 kundër Belgjikës në takimin që përfundoi me rezultatin 1-2.

gr07n7g_ahmed-radhi-afp_625x300_21_June_20

Ai kishte ikur nga Iraku drejt Jordanisë në vitin 2006, por ishte kthyer pas një viti për t’u angazhuar në politikë. Iraku ka regjistruar zyrtarisht 30 mijë raste të infeksionit, teksa kanë ndërruar jetë mbi një mijë persona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"